Një prej lagjeve më të njohura të Tiranës, pranë Maternitetit të Ri , ndodhet në një gjendje të vështirë, për shkak të ndotjeve dhe plehrave.
Tirana, vendi i cili para 1 jave mori sinjale pozitive për statusin e vendit kandidat, dhe ku zhvillohen aktivitetet më të rëndësishme politike dhe kulturore, paraqitet në këtë gjendje.
Në mungesë të një sistemi kanalizimesh, të gjitha ujërat e zeza, derdhen në lumin e Lanës. Mjaftojnë disa minuta reshje shiu, që aroma aspak e këndshme dhe vrulli i ujërave të zeza të vërshojnë përgjatë gjithë lumit.
Si pasojë e kësaj situate, banorët pranë kësaj zone, janë të dënuar të jetojnë përditë me këto probleme, pa gjetur asnjë zgjidhje.