Report TV - Rama tërhiqet nga shkarkimi i kreut të KQZ

Report TV 2018-05-09

Views 0

Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa për shkarkimin e kryetarit të KQZ, Zguri. Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e opozitës mbrëmjen e sotme në Kuvend për heqjen nga kalendari 3-javor të kërkesës për shkarkimin e Zgurit dhe nisjen e dialogut me opozitën.
?Pranoj propozimin që të mos futet në kalendarin e Kuvendit kërkesa, dialog me opozitën për të zgjidhur ngërçin. Nuk kemi se cfarë diskutojmë më, nuk është sot për të debatuar? deklaroi Rama.

Basha vlerësoi si të drejtë heqjen nga kalendari të çështjes së shkarkimit të kryetarit të KQZ. ?Heqja nga kalendari sot është vendimi i duhur. Jam dakord, të mos e vazhdojmë këtë debat? deklaroi Basha.

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla duke iu drejtuar Bashës ka shtruar pyetjen, nëse ekziston marrëveshja e 17 majit? Ndërsa shtoi se kërkesa për Zgurin nuk ka rënë, por thjeshtë nuk do të përfshihet në kalendar, por do të shqyrtohet herën tjetër.

Share This Video


Download

  
Report form