Shkarkimi i kreut të AMF, Basha: Rama operacion për pastrimin e parave

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të Kryeministrit. Në një dalje për mediat gjatë mbrëmjes nga çadra e protestës, Basha tha se Rama ka ndërmarrë një operacion kombëtar dhe ndërkombëtar për pastrimin e parave të pista të krimit dhe politikës para zgjedhjeve parlamentare.
Pikërisht për këtë arsye, tha ai, të hënën në orën 10:00 Rama do të firmosë shkarkimin e Drejtoreshës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, i vetmi institucion sipas tij i pakapur nga qeveria.
Po kështu Basha nuk hezitoi ta konsiderojë këtë akt të Ramës dhe një hakmarrje politike, duke qenë se bëhet fjalë për bashkëshorten e kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, parti kjo në koalicion me PD.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkarkimi-i-kreut-te-amf-basha-rama-operacion-per-pastrimin-e-parave/

Share This Video


Download

  
Report form