Report TV - Shkarkimi i kreut të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, reagojnë Basha dhe Kryemadhi

Report TV 2018-05-15

Views 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shkarkimit të Besim Hajdarmatajt nga posti i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Basha kërcënoi Arta Markun duke u shprehur se Kryeprokurorja do të mbajë përgjegjësi personale për vendimet që ka marrë. Lideri i PD tha se vendimi është marrë me urdhër të Ramës për të mbrojtur Tahirin, pasi ditët e fundit erdhën materiale të reja nga Greqia e Italia, ndërsa aktualisht është pa imunitet dhe mund të arrestohet.
LSI është mjaft e ashpër me Kryeprokuroren duke e paralajmëruar që të mos guxojnë të hedhë hapa për të fshehur gjurmët e krimit. "Çdo akt i tillë i paligjshëm, që nga ekstradimi i Naser Seitajt dhe deri te ky i sotmi është përgjegjësi e pastër penale e atyre që kanë firmosur urdhrat e kryeministrit".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS