Deputetja e PS dhe njëherazi kryetare e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ermonela Felaj, ka komentuar situatën e krijuar në Porkurorinë e Krimeve të Rënda, pas masave të fundit të marra nga kryeprokurorja Arta Marku. Felaj tha se organi i akuzës është institucion kushtetues dhe si i tillë është sovran për vendimet e veta. Sa i takon masave të marra nga Arta Marku për 10 prokurorët ?rebelë? të cilët refuzuan shortin për dosjen ?Shullazi?, Felaj tha se vendimet e kryeprokurores janë të ligjshme.
Jemi në mbështetje të organeve ligjzbatuese dhe presim rezultate të ndjeshme. Prokuroria është ogan i pavarur dhe ccdo lloj ndërhyrje do cenonte organet kushtetuese. Unë shoh që ëhstë marr ënjë masë dhe ka pasur një përgjigje për situaten dhe më duketmesa më e natyrshme dhe më e ligjshme për t?u marrë.
Ermonela Felaj, deputete e PS
Felaj ka komentuar edhe akuzat e opozitës në adresë të Arta Markut. Prokuroria sapo ka mbyllur raportimin në Kuvend.
Opozita ka qenë pjesëmarrëse në mbledhjen e komisionit të ligjeve dhe i ka drejtuar të gjitha pyetjet që ka pasur. Dje kemi miratuar rezolutën.
Ermonela Felaj, deputete e PS