Report TV - Rama: Shkarkim kreut të KQZ e kryebashkiakut të Mallakastrës

Report TV 2018-05-08

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Shefi i qeverisë u shpreh se ai preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi është dënuar nga gjykata në Itali.
?Me ekspertët e Kryeministrisë po shikohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si i ndëshkuar nga gjykata italiane që përbën objekt dhe subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Fakti që ka në xhep teserën e PD nuk e bën as me imunitet ndaj ligjit as virgjëreshë në raport me veprën që ka kryer? tha Rama.

Rasti Kapllanaj, Grupi i PS: Të shkarkohet kryetari i KQZ
Ndërsa grupi i PS ka miratuar kërkesën e Taulant Ballës për nisjen e procedurave për shkarkimin e kryetarit të KQZ, Zguri. Socialistët e akuzojnë për shkelje në rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Kapllanaj.

?Kryetari i KQZ me paramendim ose në ndikimin e PD vendosi që të fshehë vendimin e prokurorisë për Agron Kapllanajn. Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit duke shtyrë jetën politike të zgjedhurit të PD.

Shembull konkret i pa tolerueshëm. Kapllanaj është i dënuar me dy vite burg për vjedhje në Itali. Është konfirmuar që ky dënim e bën të papajtueshëm dhe të pavlefshëm mandatin. Duhet që kryetari i KQZ të bënte shqyrtimin në KQZ, Zguri nuk e shqyrtoi.

Megjithatë grupi i PS ka ndjekur të gjithë procedurën dhe ka monitoruar rastin dhe sot jemi në situatën që grupi i PS duke konstatuar që një zyrtar i lartë shkel ligjin duhet të marrim një vendim për të kërkuar shkarkimin e kryetarit të KQZ. Kryetari është për shkak të besimit që kemi investuar te ky njeri, lidhur me marrëveshjen e 18 majit për zgjedhjet e 25 qershorit. Ne duhet të fillojmë procedurat për shkarkimin e Zgurit?.

Share This Video


Download

  
Report form