Skenaret e zgjedhjes se Kryeprokurorit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 7 dhjetor mbushen 5 vjet nga dita kur adriatik llalla u votua si prokuror I pergjithshem I shqiperise dhe afrimi I kesaj date ka sjelle debate te forta ne skenen politike per largimin ose jo te tij dhe per menyren si zgjidhet pasardhesi. Pertej debateve rreth parashikimeve kushtetuese e ligjore, as socialistet dhe as demokratet publikisht nuk kane bere te qarte se cfare rruge do te ndjekin ne raport me prokurorin e pergjithshem. Por disa skenare jane pervijuar ne horizontSe pari mund qe maxhoranca te mos beje asnje levizje per zgjedhjen e prokurorit te perkohshem ne fillim te dhjetorit. Shumica qeverisese mund te shmange cdo debat nese mandati I kreut te organit te akuzes eshte 5 apo 7 vjet e te prese rezultatet e vetingut. Adriatik llalla eshte nder te paret qe do ti nenshtrohet skanimit per pasurine, profesionalizimin e pastertine e figures dhe ne rast se nuk e kalon vetingun atehere ai humbet vendin e punes e maxhoranca eshte e lire te zgjedhe prokurorin e perkohshemNje skenar eshte parashikuar nga dy misionet e huaja qe asistojne shqiperine; euralius dhe opdat. Te dy misionet ne nje opinion per komisionin e ligjeve kane sqaruar se mandati I adriatik llalles perfundon ne dhjetor dhe prokurori I perkohshem zgjidhet me 71 vota. Ka dhe nje skenar tjeter qe vjen nga kampi opozitar. Demokratet kane dale hapur kunder zgjedhjes se nje prokurori vetem me votat e qeverise por vete basha eshte kujdesur te mos specifikoje detaje te aksionit opozitar. Por aleatja e tij monika kryemadhi deklaroi se opozita po shqyrton mundesine e adresimit te mandatit te adriatik llalles ne Gjykaten Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias.

Share This Video


Download

  
Report form