http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë së Serbëve në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviç, ka deklaruar se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e qershorit si dhe do të bëjë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen në 22 tetor. Ai ka akuzuar edhe ndërkombëtarët se e kanë lejuar këtë gjë, duke mos reaguar.
?Mendoj se Beogradi do të përzihet edhe në zgjedhjet lokale në Kosovë,në atë masë dhe deri në atë moment që do ta lejojnë strukturat ndërkombëtare në Prishtinë, respektivisht mendoj, në vendet anëtare të Kuintit, në OSBEnë Kosovë dhe në qeveri në Prishtinë. Pra, pa një pajtim në heshtje të këtyre tri qëndrave, Beogradi nuk do ishte në gjendje të përzihej kaq seriozisht në zhvillimet politike, veçanërisht në zgjedhjet lokale. Është fakt se në zgjedhjet e kaluara parlamentare, Beogradi është përzier në mënyrë direkte dhe ka marrë pjesë në krijimin e rezultateve per sa i përket Listës Serbe?.
Në një intervistë dhënë për mediat kosovare, Lideri i Partisë së Serbëve pretendon se janë vjedhur deri në 14 mijë vota gjatë zgjedhjeve parlamentare. Ndërkohë, situata politike ka mbetur ende pa zgjidhje në Kosovë, për shkak se nuk është zgjedhur kryetari I ri I Kuvendit, çka do t?i hapë rrugë më pas dhe formimit të qeverisë së re.