“Të gjitha partitë në zgjedhje” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori austriak në Shqipëri Johann Sattler i ka bërë thirrje të gjitha partive politike në vend që të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas tij zgjedhjet janë baza e demokracisë. ?Gjëja më e rëndësishme është të flasin, dhe jo të mos kemi dialog. Dhe besoj që në fund do të kemi një proces elektoral gjithëpërfshirës. Që partitë të marrin pjesë në procesin zgjedhor, kjo është gjëja më e rëndësishme, baza e demokracisë janë zgjedhjet?. Nga Shkodra, diplomati austriak vlerësoi ftesat në distancë mes kryeministrit dhe kreut të opozitës për dialog. Ai u shpreh se këto janë zhvillime pozitive për vendin. ?Ne po hyjmë në një vit zgjedhor, viti elektoral jo vetëm në Shqipëri është paksa më i vështirë sa vitet e tjera. Gjëja më e rëndësishme është që partitë politike dhe njerëzit të ulen më njëri-tjetrin dhe të dialogojnë, sepse dialogu është esenca e demokracisë. Ajo çfarë kemi parë ditët e fundit, janë zhvillime shumë të mira, kam dëgjuar ftesa për dialog. Kam dëgjuar pranime të këtyre ftesave për dialog, mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur?. Deklaratat, ambasadori i bëri gjatë një vizite në shkollë austriake në qytetin e Shkodrës.

Share This Video


Download

  
Report form