Kur ka mbetur një jave nga votimet e 23 qershorit, ambasadori Amerikan ne Tirane Alesander Arvizu ben apel per zgjedhje te qeta dhe pa incidente. Ne kuader te turit te tij, kryesisht ne ato qarqe te cilësuara te nxehta per keto zgjedhje, diplomati amerikan ka vizituar qytetin e Vlorës. Ndalesa e pare e tij ishte ne bashkine e qytetit bregdetar. Gjate takimit me kryebashkiakun Shpëtim Gjika, ambasadori është njohur me klimën parazgjedhore, ndërsa ka marre premtimin e kryetarit Gjika per zgjedhje te rregullta dhe pa probleme. Per rreth nje ore biseda mes ambasadorit amerikan dhe kreut te bashkise se Vlores eshte zhvilluar me dyer te mbylluara. Pas takimit ata kane bere publike disa nga ceshtjet e diskutuara. Ne keto zgjedhje ne qarkun e Vlorës garojne te paret ne listen e kandidateve per deputet, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kreu I grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi. Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane deklaruar vëmendje te veçante ndaj zgjedhjeve te 23 qershorit. Pak dite me pare përfaqësuesi i Uashingtonit Arvizu nga Fieri deklaroi se ne kete qark, nje nga zonat me te nxehta zgjedhore dhe me numrin me te madh te mandateve pas Tiranës, do te shkoje vete numri dy i ambasadës amerikane per te monitoruar direkt procesin e votimit dhe numërimit te votave.