http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare kryetari i PD Lulzim Basha ka folur per çështjen e Prokurorit te Përgjithshëm, duke e bere te qarte se opozita nuk do te pranoje nje prokuror te emëruar nga kryeministri Edi Rama.
Edhe pse dy dite me pare misioni i Euralius dhe Opdat vlerësoi se prokurori i përkohshëm mund te zgjidhet me 71 vota, lideri i opozitës Basha ka theksuar se nuk mund te vendosin per kreun e organit te akuzës deputetet socialiste qe mbrojtën Saimir Tahirin.
?Nuk mund të emërojnë Prokurorin e Përgjithshëm miqtë e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit. Një prokuror i përgjithshëm i emëruar nga këta njerëz do të thotë fund i hetimeve në rastin ?Tahiri?, fund i hetimeve në rastin e ?Dakos?, do të thotë fund i hetimeve në kupolën kriminale dhe do të thotë fushë e lirë për krimin. Ndaj nuk mund të emërohet nga Edi Rama Prokurori i Përgjithshëm dhe ne nuk do ta lejojmë dhe nuk do ta pranojmë kurrë këtë. Për më shumë kjo bie në konflikt total me frymën e Kushtetutës dhe të reformës në drejtësi dhe për të kuptuar absurditetin mjafton t?ju kujtoj se edhe vetë Saimir ka të drejtë të votojë. Pra, i bie që një prokuror i përgjithshëm të zgjidhet me votën e Saimir Tahirit dhe ky prokuror është ai që do të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin.?
Per opozitën tentative per te kapur prokurorinë, por veçanërisht ngjarjet e 24 orëve te fundit kane faktuar akuzat e opozitës se Edi Rama ka lejuar me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës dhe të kriminalizimit të plotë të policisë. Duke bere përgjegjës Ministrinë e Brendshme per dekonspirimin e aksionit per arrestimin e 3 ish drejtuesve te policisë ne Vlore, Basha ka theksuar se kjo është strategjia e Rames per te qëndruar ne pushtet me çdo kusht.
?Së pari, mbrojtja politike dhe shmangia nga drejtësia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të përfshirë direkt në aktivitete kriminale, nga Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Qazim Sejdini deri tek kokat e policisë. Liria e Sajmir Tahirit, dekonspirimi nga vetë Ministria e Brendshme i aksionit të djeshëm për arrestimin e kokave të policisë janë aktet dhe provat që konfirmojnë këtë fakt.?
Sipas Bashes eshte e qarte pse Edi Rama i ka ofruar mbrojtjen e pushtetit krimit te organizuar
?E gjithë kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij.?
Per Partine Demokratike lufta kunder krimit nis nga largimi i Edi Rames nga posti i kryeministrit.