http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa ka përuruar mbylljen e punimeve rikualifikuese ne bllokun Qemal Stafa, kryebashkiaku Lulzim Basha tha se qeveria ka zgjedhur te ndjeke modelin e fasadave përballe atij te punës. Për fat të keq, ata që nuk po e ndërtojmë modelin e një Shqipërie Europiane, nuk po hapin fronte të reja pune, ata të cilët nuk po përmbushin as shpresat, as pritshmërinë e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, ndjehen të kërcënuar nga modeli i punës dhe janë përveshur me një propagandë të egër dhe me bllokime modelit të punës për qytetarët, që përfaqëson sot Bashkia e Tiranës. Sipas Bashes, jo vetëm Tirana, por gjithë Shqipëria ka nevoje për përpjekje reale dhe jo për propagande. Tirana moderne europiane, Shqipëria moderne europiane kërkon punë, jo llogje. Ne blLokun Qemal Stafa u investuan 47.6 milionë leke, ne punime qe përfshinë rrjetin e kanalizimeve dhe rrugët.