Tërmeti i 26 nëntorit, Basha akuza Ramës: Asnjë i arrestuar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, për të cilën thotë se ka dështuar në çdo detyrë për rimëkëmbjen e qyteteve të prekura nga tërmetiEdhe pse kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, kryedemokrati shkruan në ?Facebook? se mijëra familje po qëndrojnë ende në çadra, pa asnjë ndihmë nga shteti.?Sot nuk ka ende një faturë reale dëmesh të vlerësuara.Sot nuk ka ende një vlerësim përfundimtar të objekteve të pabanueshme dhe të dëmtuara.Sot ka ende mijëra familje që kalojnë ditët e ftohta nëpër çadra, pa asnjë ndihmë nga shteti.Sot qytetarët vazhdojnë të sorollaten nga njëra zyrë në tjetrën për të marrë bonusin e qerasë.Sot ka mijëra qytetarë të cilët nuk kanë ku të fusin kokën dhe nga dëshpërimi, janë futur në banesat e dëmtuara duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të fëmijëve.Sot fëmijë e të moshuar janë në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të kushteve të vështira në të cilat po mbijetojnë që prej dëmtimit të shtëpive.?Sipas tij, banorët e prekur nga pasojat e tërmetit tragjik nuk po marrin përgjigje se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Ndërsa shton se nuk është ndërmarrë asnjë masë për të ndihmuar në ringritjen e biznesit në Durrës, si dhe në zonat e tjera të dëmtuara.?Shumë biznese po mbyllen e qindra qytetarë po mbeten pa punë. Rënia ekonomike e Durrësit sjell rënie ekonomike të të gjithë vendit.Sot është e qartë për qytetarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër i dështuar prodhon vetëm gënjeshtra dhe korrupsion, gjë të cilën e vërtetoi edhe raporti i Transparency International.?Ndërkohë, kreu i demokratëve shprehet se për viktimat që u shënuan në Thumanë nuk ka asnjë të arrestuar.?Nëse 150 milion dollarët që Edi Rama u jep 10 oligarkëve do të ishin akorduar për qytetarët, sot do të ishin strehuar në banesa me qera cdo qytetar që është lënë në mëshirë të fatit. Nëse qeveria do të kishte miratuar paketën ndihmëse për biznesin e dëmtuar, do të kishte nisur rimëkëmbja.Ndërkohë për krimin shtetëror në Thumanë që mori 24 jetë, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë hetim serioz, vetëm heshtje nga prokuroria politike që mbron Dakon dhe Bushin me urdhër të Edi Ramës.?

Share This Video


Download

  
Report form