http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia po voton sot për zgjedhjen e Parlamentit dhe Presidentit të ri. Më shumë se një milion e 780 mijë njerëz me të drejtë vote po shprehin vullnetin e tyre për caktimin e 123 ligjvënësve të rinj dhe kreut të shtetit. Për Kuvend garojnë një mijë e 402 kandidatë, të ndarë në 14 lista të ndryshme. Tre deputetë do të zgjidhen nga diaspora, e cila votoi dje masivisht, nëpër përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë nëpër botë.