Report TV - Testimi i administratës, drejtoritë që do t'i nënshtrohen provimit

Report TV 2018-05-09

Views 0

Starton testimi i punonjësve të administratës publike. Departamenti i Administratës Publike ka përcaktuar drejtoritë, inspektoratet dhe entet e para shtetërore, punonjësit e të cilëve do t?i nënshtrohen provimit për testimin e njohurive, sipas pozicionit të punës. Punonjësit që nuk e kalojnë këtë provim, duke mos marrë minimumi 51 pikë, humbasin vendin e punës. Lëvizja vjen pas disa paralajmërimeve radhazi të kryeministrit Edi Rama për nisjen e operacionit kundër analfabetizmit në administratën shtetërore, ndarjen e administratës nga politika, largimin e militantëve të cilët nuk kanë lidhje me vendin e punës dhe rekrutimin e njerëzve të mirëtrajnuar. Testimit, sipas një kalendari kohor, do t?i nënshtrohen punonjësit në të gjithë nivelet e administratës publike, por procesi do të nisë fillimisht me organet me funksione inspektuese.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS