Punonjësit e administratës që u sollën keq në zgjedhje do shkarkohen - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zv/kryeministri Erion Braçe raportoi në Komisionin parlamentar të Ligjeve mbi sjelljen dhe veprimtarinë e administratës shtetërore gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit.Në këtë seancë dëgjimore ai paralajmëroi marrjen e masave ndëshkuese ndaj të gjithë punonjësve të administratës publike të cilët u përfshinë në akte të dhunshme gjatë fushatës zgjedhore, sidomos ata që dhunuan KZAZ-të.?Janë marrë masat për nisjen e procesit disiplinor deri në largim nga administrata publike të nëpunësve që u përfshinë në akte të dhunshme gjatë fushatës zgjedhore?.Braçe the para komisionit të Ligjeve se taskforce e ngritur posacërisht për zgjedhjetg e 30 qershorit, ka monitoruar përdorimin e burimeve njerëzore, financiare apo logjistike të administratës gjatë procesit zgjedhor.?Gjatë orarit zyrtar të punës është e ndalur pjesëmarrja në veprimtari politike, në fushatë zgjedhore ose parti politike. U monitorua po ashtu veprimtaria e nxënësve gjatë orarit mësimor dhe nuk rezultoi asnjë rast i përfshirjes së tyre në fushatë elektorale.Jemi në fazën e mbledhjes së të dhënave për hartimin e raportit përfundimtar i cili do të përfshijë gjithë periudhën zgjedhore. Mirëpresim raportimin e rasteve kur këta nëpunës të administratës civile janë përfshirë në akte gjatë procesit të administrimit zgjedhor të ndaluara nga ligji dhe pa asnjë diskutim do t?i largojmë nga shërbimi civil?.Pavarësisht këtij qëndrimi dhe paralajmërimi të ashpër nga Braçe, nuk dihet nëse këto masa vlejnë edhje për punonjësit e bashkive të opozitës. Këta të fundit qenë protagonist kryesore të dhunës ndaj KZAZ-ve dhe dëmtimit të materialeve zgjedhore.

Share This Video


Download

  
Report form