Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aktivisti i shoqërisë Civile Endri Shabani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se tani po krijohet ideja sikur po cenohet liria, ndërkohë që njerëzit nuk bëjnë dot "like" në rrjetet sociale.
Shabani: Para nja dy vitesh, Edi Rama ndërmori një fushatë ku arrestonte berberë, taksistë se nuk lëshonin faturë tatimore. Me dy miq të mi shkova në një lokal në pronësi të një deputeti. Kam marrë presione nga gruaja në fjalë ndaj meje dhe miqve të mi dhe një të afërmi i sekuestruan mallin. Ne nuk jemi të lirë. Rama na ka futur në grackë sikur tani po na e merr lirinë. Na e ka marrë më herët. Ka njerëz në administratë që nuk bëjnë dot "like" se i heqin nga puna.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shabani-punonjesit-e-administrates-nuk-bejne-dot-ne-rrjetet-sociale