Shërbimet zjarrfikësve kanë qenë sot protagonist në shkollën Perto Nini Luarasi, duke demonstruar bashkë me nxënësit e shkollës raste të ngjashme me ato të zjarreve.
Nxënësit kanë parë nga afër se si mund të ndihmohet një person i cili merr dëmtime nga zjarri. Disa prej nxënësve ishin përgatitur për disa ditë me radhë, duke marrë njohuri për të gjitha veprimet që duhet të bëj një punonjës i shërbimit të zjarrfikësve.
Drejtori i zjarrëfikëses në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, u shpreh se të gjitha institucionet arsimore duhet të kenë pajisje për fikjen e zjarrit.
?Qëllimi i këtyre inspektimeve është që ne të jeni të përgatitur për të gjitha rastet emergjente, por që të jemi të përgatitur për rastet emergjente ne duhet të kemi njohuri, ne duhet të dijmë të veprojmë në të gjitha situatatat dhe asnjëherë të mos na kapë paniku, sidomosju që jëni të rinj, jo vetëm që duhet të dini se si të veproni, por edhe të ndihmoni moshat e tjera siç janë fëmijët dhe personat e moshës së tretë?-thotë ai.
Në oborrin e shkollës është inskenuar një rast i ngjashëm me ato të zjarrit, ku nxënësit kanë mësuar se cilat janë veprimet e para për të shpëtuar jetën e personave që janë në rrezik nga zjarri dhe asfiksimi nga tymi.