Zjarret janë fenomen që ndodhin shpesh në vend, kryesisht në Tiranë. Por sipas kreut të zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, në kryeqytet ndërtesat kanë konstrukt të tillë që nuk e përcjellin zjarrin nga një banesë në tjetrën.
Në një intervistë për Report TV, Goxhaj tha se janë tre kategori për klasifikimin e certifikatave të sigurisë.
Në kateogrinë A futen objektet dhe subjektet ku rrezikshmëria nga zjarri është e ulët. Pra nuk paraqesin rrezikshmëri dhe nuk do të ceritikohen nga ne. Ato që do të certifikohen nga ne janë të kategorisë B, që paraqesin një shkallë më të lartë rrezikshmëria. Këto do të klasifikohen nga shërbimi zjarrfikës vendor. Ndërsa C janë objekte me rëndësi të veçantë, projektet e të cilave miraton nga KRRT dhe këto objekte do të certifikohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Zjarrfikës në bashkëpunim edhe me inspektoratet. Puna për certifikimin e tyre fillon që në rastin e miratimit të projektit të mbrojtjes nga zjarri", u shpreh Goxhaj.
Sipas tij, shkallët e emergjencës nuk janë të detyrueshme në objektet e banimit në Tiranë, por në institucione arsimore dhe objekte me numër të lartë punonjësish.