LEZHE - Ulja e temperaturave ka risjellë në vëmendje mungesën e ngrohjes në shkolla. Ata që e vuajnë më shumë dimrin, janë nxënësit, pasi shumë prej tyre në gjithë vendin janë të detyruar ta zhvillojnë mësimin në të ftohtë.
Situata paraqitet problematike edhe në qarkun e Lezhës. Dimri i ka gjetur shkollat të papërgatitura, megjithëse janë aplikuar zgjidhje emergjente, shpesh të paefektshme dhe të rrezikshme, si ngrohja me energji elektrike.
Nxënësit thonë se është e pamundur të zhvillohet normalisht procesi mësimor në temperatura të ulëta.