IRANE-Shqiptarja.com ka zbuluar identitetin e shtetasit izraelit që u ndalua në aeroportin e Rinasit me një pajisje të dyshuar përgjuese.
Ai është Yoram Frig, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në skandalin e 'Panama Papers' pak kohë më parë, pasi kishte llogari në parajsat fiskale.
Yoram Frig, 50 vjiec, nga të dhënat e para mësohet se ka dy kompani investigimi në Qipro dhe në Izrael.
Izraeliti u ndalua gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit me një pajisje kompjuterike.
Pas dyshimeve se ishte pajisje përgjimi, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht për sqarimin e kësaj situate.
Me kërkesë të prokurorisë Yoram Frig u dërgua në Policinë e Tiranës për t'u marrë në pyetje nga prokurori i cështjes.
Prokurori dyshon për lidhje midis izraelitit të ndaluar në Rinas dhe një biznesmeni shqiptar shumë të njohur. Por deri tani burimet nuk japim më shumë detaje. Ai u shoqërua për në drejtorinë e policisë së Tiranës.