Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarin për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016.
Pretenca e akuzës është bërë sot në seancën te Krimet e Rënda, ndërsa pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës. Denis Shtraza u akuzua sëbashku me Ervin Dalipajn, ish-punonjës i policisë, se ekzekutuan Çollakun.
Akuza ndaj Dalipajt u shua pasi ai humbi jetën në një atentat te mbikalimi i Sukthit disa muaj më parë. Denis Shtraza asnjëherë nuk ka pranuar akuzën, ndërsa prokuroria pretendon se ka prova të mjaftueshme që fajësojnë atë.
Shtraza mohon akuzat në gjykatë: Çollakun e kisha shok
Denis Shtraza nuk ka pranuar akuzat e prokurorisë për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. Ai ka thënë përpara gjykatës se me viktimën kishte pasur raporte shoqërore. "E kam njohur në vitin 2008 në burg. Në atë kohë unë vuaja një dënim për ?mbajtje pa leje të armëve dhe municioni?, ndërsa ai vuante një dënim për ?plagosje?. Ishim në të njëjtin sektor. Gjatë kësaj kohe kam pasur marrëdhënie të mira me të, si dy çuna durrsakë. Kemi agjëruar bashkë në burg. Për marrëdhënien time miqësore me Çollakun kanë pasur dijeni edhe persona të tjerë. Pasi kam dalë nga burgu dhe ai vazhdonte të ishte i dënuar, unë i kam çuar cigare në burg Gaz Çollakut. Kur ai përfundoi dënimin, ne jemi takuar disa herë dhe kemi pirë kafe bashkë. Unë njihja dhe të fejuarën dhe familjarët e tij, pasi jetonim në të njëjtën lagje në Durrës?, ka thënë ai.