Report TV - Vrasja e rrëmbimi i Çollakut arrest me burg Denis Shtrazajt

Report TV 2016-01-31

Views 0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur paraditen e kësaj të djele masën e sigurisë ?arrest me burg? për Denis Shtrazën të njohur si bashkëpunëtor në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Krujë.

Shtraza u arrestua 2 ditë më parë në Rinas në një tentativë për tu larguar jashtë vendit ndërkohë që në sallën e gjyqit ai ka deklaruar se ka qënë i dënuar edhe më parë ndërsa në deklaratat e dhëna në polici ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Prokuroria ka kërkuar që të bëhet testi i ADN-së për për gjakun e gjetur në mjetin tip fuoristradën ku udhëtonte Dalipaj dhe Shtraza

Në sallën e gjyqit ai ka deklaruar se ka qënë i dënuar edhe më parë, ndërsa në deklaratat e dhëna në polici ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarjen e rëndë.

33-vjeçari Shtraza i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Lushnjës dhe të Tiranës u prangos në Rinas ndërsa po tentonte të largohej nga vendi.

Pasi dëgjoi pretendimet e prokurorisë dhe avokatit mbrojtës Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e arrestit burg për Denis Shtrazën.Gazment Çollakut u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit te dy kullat në zonën e Vollgës në Durrës, nga 4 persona të veshur si police dhe u gjet i vrarë në Fushë Krujë.

Share This Video


Download

  
Report form