Gjykata jep vendimin, burg për jetë Denis Shtrazës, vrasësi i Gaz Çollakut

Report TV 2018-05-12

Views 1

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burg për jetë Denis Shtrazën, pasi është shpallur fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016 në Fushë Krujë. Gazmend Çollakun e rrëmbyen, më pas i thyen kokën e këmbët dhe e vranë. Ai u mor forcërisht nga ambientet e lokalit ku qëndronte në Durrës dhe u keqtrajtua me sende të forta si shkopinj bejsbolli.

Nga mënyra e ekzekutimit autorët jo vetëm që kanë dashur të hakmerren, por shfrynë të gjithë mllefin e tyre mbi trupin e viktimës, ku fillimisht e rrahën barbarisht dhe më pas e qëlluan me 4 plumba pistolete duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i Gazmend Çollakut u gjet në orët e para të mëngjesit në janar të 2016 nga një banor i zonës së Fushë-Krujës. Për vrasjen pati disa shoqërime dhe arrestime, ndërsa sot gjykata e krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë duke dënuar përjetë Denis Shtrazën.

Share This Video


Download

  
Report form