Report TV - Sfidat e ekonomisë,Sejko: Informaliteti rrezik serioz

Report TV 2018-05-08

Views 0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, renditi disa nga sfidat kryesore me të cilat përballet sot sistemi bankar në vend. Në takimin me bankat, Sejko deklaroi se situata aktuale është e ndryshuar nga ajo e disa viteve më parë, duke shtuar se ka ende probleme.

Sipas tij, një ndër sektorët ku duhet punuar më shumë është ai i kredidhënies, duke thënë se po ulet treguesi i kredive me probleme. Më tej, ai u ndal dhe lufta ndaj informalitetit është një element thelbësore, pasi sipas tij, ky është një rrezik serioz për stabilitetin ekonomik të vendit, ndërsa ofroi mbështetjen e BSH në këtë aksion.
?Situata aktuale është e ndryshme nga ajo e disa viteve më parë. Treguesi i kredive me probleme po ulet, bilancet e sistemit janë sot të vlefshme dhe çmimet e kreditetit janë ulur sot në nivele historike. Gjashtë mujori i parë i vitit 2016 e gjen sistemin bankar më të suksesshëm. Kemi arritur rezultate konkrete, gjendja financiare paraqitet sot më e shëndetshme. Ka ardhur momenti që kredidhënia të zërë vendin që i takon dhe kjo kërkon përkushtim.

Share This Video


Download

  
Report form