Report TV - Gurët në akset rrugore të Lezhës, rrezik serioz për banorët

Report TV 2018-05-03

Views 1

Rënja e gurëve në disa akse rrugore në Lezhë është kthyer në rrezik serioz për njerëzit.
Pak ditë më parë shëputja e një shkëmbi i mori jetën 3 qytetarëve të kësaj zone, ngjarje e ndodhur në aksin rrugor Balldre-Torovicë.

Ndërkohë një aks tjetër rrugor mbetet edhe Kallmet-Ungrej pasi massive gurësh bllokojnë shpesh këtë rrugë. Bahkia e Lezhës thot se nuk kanë mjete për të marrë masa parandaluese.

Rënia e gureve në rrugë është kthyer në një problem shqetësues dhe në aksin Kallmet-Ungrej në Lezhë.

Masive guresh të përmasave të mëdha kanë rënë në trasenë e rruges në disa vende, nderkohe që kjo problematike vijon të jetë prezente prej kohesh dhe ende nuk është marrë asnjë masë për largimin e gureve apo minimizimin e këtij fenomeni.

Kujtojmë se pak ditë më parë si pasojë e shkëputjes së një guri në aksin rrugor Balldre- Torovicë humbën jetë 3 persona, të cilët ishin duke udhëtuar me automjetë, ndërsa guri i shkëputur ram mbi makinë.

Share This Video


Download

  
Report form