Report TV - Rama takon Yildirim, bisedime për sigurinë dhe sfidat e ekonomisë

Report TV 2016-07-17

Views 0

Kryeministri Edi Rama u prit në një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake nga Kryeministri turk Binali Yildirim, i cili shprehu kënaqësinë që të priste shefin e qeverisë shqiptare si të parin Kryeministër në Ankara, pas marrjes së detyrës disa javë më parë.

Sfidat e përbashkëta në fushën e sigurisë dhe ekonomisë ishin temat kryesore të bisedës mes dy kryeministrave dhe delegacioneve që i shoqërorin.

Shefi i qeverisë ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare. Ai mbërriti një natë më parë pikërisht në aeroportin "Ataturk" 5 minuta pas shpërthimeve terroriste të cilët lanë 41 të vdekur dhe plagosën 239 të tjerë.

Kryeministri ka shprehur keqardhjen e tij për këto akte terroriste madje i ka denuar ato.

Rama ka nisur takimin me homologun e tij Binali Y?ld?r?m ndërkohë që pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Share This Video


Download

  
Report form