Ora News - Sejko: Informaliteti i lartë ende rrezik për stabilitetin ekonomik të vendit

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Guvernatori i Shqipërisë, Gent Sejko në një takim me krerët e bankave që operojnë në vendin tonë ka nënvizuar se situata ekonomike është optimale, ndaj dhe ai kërkoi rritjen e aktivitetit kredidhënës për biznesin. Po ashtu ai tërhoqi vëmendjen për rrezikun që vjen si pasojë e situatës së informalitetit në vend.

Sejko: Raporti i kredive me probleme kundrejt kulmoi në nivelin rekord prej 25% në vitin 2014 duke përkeqësuar në mënyrë ekstreme aftësitë kredituese të sistemit. Bilancet e sistemit janë sot më të shëndetshme. Situata e likuiditetit është sot optimale, ndërkohë që edhe çmimet e likuiditetit janë ulur në nivele historike. Si rrjedhojë, jam i mendimit se industria bankare do të adoptojë një përqasje më aktive në thellimin e ndërmjetësimit financiar që në analizën e fundit do të thotë fuqizim i aktivitetit kreditues në vend.

Rezultatet e vrojtimit mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e ndërmarrjeje në gjysmën e parë të vitit 2017, tregojnë për një përmirësim të situatës financiare të bizneseve dhe ky optimizëm karakterizon si situatën afatshkurtër edhe situatën afatmesme.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/sejko-informaliteti-i-larte-ende-rrezik-stabilitetin-ekonomik-te-vendit

Share This Video


Download

  
Report form