Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike kërkoi që deputeti socialist Pjerin Ndreu të përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Sipas PD, Byroja e Kuvendit duhet të mblidhet brenda 48 orëve për të marrë këtë vendim. Por nuk vonoi reagimi i Byrosë, i cili në një mbledhje të zhvilluar mesditën e sotme rrëzoi kërkesën e Partisë dcemokratike.
PD në argumentin e saj sqaroi se deputeti socialist ka fyer dhe kërcënuar, deputetin e PD, Ervin Salianji.
?Thirrja për përdorim dhune, apo fyerje dhe kërcënim ndaj një deputeti duke përdorur gjuhë ofenduese parlamentare që cënojnë rëndë personalitetin e deputetit përbën shkelje disiplinore. Për pasojë sjellja e deputetut Pjerin Ndreu bie ndesh me nenin 62 të Rregullores së Kuvendit dhe në përputhje me pikën 2 dhe 3 të nenit 65 të Rregullores, kërkojmë marrjen e masës disiplinore ?Ndalim për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare për 10 ditë për deputetin Pjerin Ndreu?, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-kerkon-perjashtimin-e-pjerin-ndreut-me-10-dite-nga-kuvendit