Report TV - Thirrja për armë, Byroja vendos përjashtimin 10 ditë të Berishës

Report TV 2016-04-22

Views 1

Byroja e Kuvendit me kërkesë të Partisë Sociliste për mbledhje një ditë pas deklaratave shokuese të ish-kryeministrit Berisha për armatosje të popullit ka vendosur të përjashtojë për `10 ditë demokratin nga parlamenti.

Demokratët me anë të nënkryetarit Edmond Spaho njëherësh dhe anëtarë i PD-së në mbledhjen e Byrosë e kanë cilësuar si një hakmarrje ndaj ish kryeminsitrit pasi ky i fundit bëri publik kërcënimin ndaj rektorit aktual Mynyr Koni që coi në arrestimin e Shullazit.

Edmond Spaho e ka cilësuar vendimin si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga situata kriminale në vend. Sipas Spahos kjo deklaratë vjen si një propozim për ndërhyrje në ligjin aktual të armëmbajtjes.

"Mazhoranca shfrytëzoi mekanizmin e votës, ka më shumë vota bën ligjin. Janë të lidhur me krimin, tentativë e mazhorancës për tu hakmarrë ndaj Berishës pasi ai publikoi kërcënimin e Konit dhe prandaj u arrestua Shullzi dhe shokë. Deklarata e qarte, i është referua legjislacionit amerikan, në të kundërt këtu jo vetëm nuk ka rend por bashëkpunon për ta cuar popullin në këtë situatë."

Megjithatë Spaho nuk ka thënë asgjë më tej se si do të vijojë të jetë qëndrimi zyrtar i PD

Ndërkohë nga ana tjetër deputeti socialist Taulant Balla e ka përshëndetur vendimin e Byrosë duke theksuar se ishte me i rëndi i mundshëm që ka në dorë Parlamenti. Balla tha se vendimi u mor me 6 kundër 1.

"6/1 vendimi kjo është për t'u përshëndetur Fakti që dhe Byroja i gjeti të paligjshme deklarata janë mjaftueshmërisht të nevojshme që të merren në konsideratë nga prokuroria. Këto veprime tregojnë se ai nuk e do Reformën në Drejtësi dhe as PD nuk e dashka reformën në drejtësi. Konstatoj me keqardhje qe dhe Spaho që bëri avokatinë në përpjekje të papranueshme. Nuk ajnë pa shkak këto deklarata as rrjedhje as keqinterpretim, por vijnë një pas një, në fillim vezë në parlament, më pas këndi i lojrave mollë sherri e më pas kjo deklaratë."-tha Balla

Në fjalën e tij Balla njëlloj si dhe kryeministri Rama tha se PD dhe Berisha nuk e duan Reformën në Drejtësi dhe kjo është një nga përpjekjet e tyre për ta penguar

"Kjo është një përpjekje e PD për të penguar Reformën në drejtësi sipas Ballës pasi demokratët nuk e duan zbatimin e saj. Unë besoj se ndaj me të gjithë opinionin publik mendimin se dje Berisha provoi se nuk ja ka dashur ndonjëherë të mirën këtij vendi. Thirrjet për dhunë dhe armatosje të parashikuara me ligj janë antikushtetuese. Gjithçka ka të bëjë me forcën e ligjit duhet të respektohet në luftën kundër krimit të organizuar dhe ripërsëris qëndrimin se puna e policisë së shtetit është e lavdërueshme. Berisha nuk mund të jetë i paprekshëm prandaj dhe Byroja dhe dënimin maksimal. Nuk ka ndodhur kurrë më parë nga këto 25 vjet që një deputet të hyjë në juridiksionin e Kushtetutës."

Është rasti më i mirë për të dëshmuar se respekti i ligjit që buron nga nevoja e Reformës të përkthehet nga PD si detyrë për rregulloren e Kuvendit. PD duhet ta mbështesë Byronë në këtë vendim.

T'i lëmë me...

Share This Video


Download

  
Report form