Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Byroja e Kuvendit ka përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit ish-kryeministrin Sali Berisha për thyerje të rregullores së Kuvendit.
Kërkesa ishte bërë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, pas akuzave të Berishës seancën e së enjtes për ndërrimin e emrit nga ana e kryeministrit Rama.
Pas mbledhjes, deputeti demokrat Edmond Spaho tha se me këtë mekanizëm aktual të Byrosë vendimi ishte i pritshëm.
Spaho:?Dihej përfundimi i mbledhjes. Të gjitha çfarë ka thënë Berisha kanë qenë akuza politike. Kuvendi është kthyer për të qeshur dhe qarë. Po të jesh deputet me lidhje me krimin, kontrabandist, trafikant apo zhvatës i fondeve politike konsderohesh i nderuar. Në të kundërt nëse demaskon këta individë përjashtohesh nga Kuvendi me argumentin se është shkelur etika në Kuvend. Nuk Kuvend mund ti thuash kolegut t?i ha veshët, por nëse një individ ngrihet të thotë se kemi individë të tillë përjashtohesh?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/byroja-mblidhet-me-1900-per-berishen/