Bashkia në dy ditë vendos 46 gjoba për përmirësimin e shërbimit urban- Ora News

Ora News Lajme 2016-02-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës në dy ditë ka vendosur 46 gjoba me vlerë 386.000 lekë për moszbatim të kushteve të vendosura nga bashkia pas rritjes së çmimit të biletës së urbanëve.
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollin e linjave të transportit urban, për ofrimin e shërbimit në përputhje me kushtet e vendosura nga Bashkia e Tiranës. Drejtoresha e Përgjithshme e AMK-së, Rudina Hoxha, në një prononcim për mediat, bëri të ditur se janë ngritur grupe kontrolli të cilat po punojnë me dy turne në terren, për të kontrolluar 12 linjat e transportit urban. Si rezultat i kësaj, ka pasur një përmirësim sidomos në respektimin e frekuencave në stacionet e autobusëve.
?Kontrolli është fokusuar në 10 kushtet e vendosura nga Bashkia e Tiranës. Janë kushte të cilat të gjitha shoqëritë e transportit që operojnë në territorin e Tiranës i kanë të mirëpërcaktuara në kontratat e tyre. Nga dita e djeshme deri në mesditën e sotme, inspektorët e AMK-së kanë vendosur 46 gjoba, me vlerë 386.000 lekë (të reja)?, u shpreh Hoxha.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-ne-dy-dite-vendos-46-gjoba-per-permiresimin-e-sherbimit-urban/

Share This Video


Download

  
Report form