Report TV - Donald Lu: "Problemi" me 4 politikanët e lidhur me krimin në Shqipëri

Report TV 2018-05-08

Views 3

Ambasadori i SHBA, Donald Lu gjatë prezantimit të operacionit ?Forca e Ligjit? përmendi 4 politikanë shqiptarë si dëshmi e lidhjeve te politikës me krimin. Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Frroku dhe Gentian Muhameti ishin katër emrat që theksoi ambasadori i SHBA.
?Krimi në Shqipëri është një kërcënim për sigurinë kombëtare. Organet e drejtësisë penale kanë dështuar deri tani. Shqipëria ka një problem mes lidhjeve kriminale dhe politikës. Nese e mohoni kete shikoni rastet e Ndokës, Roshit dhe Frrokut dhe Gentian Muhamedit. Ky nuk është problem i vetëm një partie, por i politikes shqiptare qe nga renia e komunizmit.

SHBA do të angazhohen kundër krimit të organizuar përfshirë gjyqtarë, prokurorë, biznesmenë apo politikanë. Në gjuhën shqipe ka një shprehje ?peshku i madh e ha të voglin, por për herë të vetme do të hamë peshkun e madh? deklaroi ai.

Katër emrat e përmendur nga Donald Lu janë të njohur për politikën shqiptare. Mark Frroku ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur në 2013, por u akuzua për disa vepra penale, ndërsa iu hoq mandati dhe ndodhet në burg.

Arben Ndoka ka qenë ish-deputet i Partisë Socialiste. Por u tërhoq nga mandati pas akuzave nga Italia për shfrytëzim prostitucioni. Gentian Muhameti ka qenë ishte kandidat i partisë Demokratike në bashkinë e Këlcyrës. PD e hoqi nga gara pasi ka qenë i dënuar për trafik droge.

Dhe në fund është emri i Elvis Roshit. Ish-kryebashkiaku i PS-së në Kavajë u shkarkua nga Rama pas akuzave nga Italia për përdhunim.

Share This Video


Download

  
Report form