Deputeti nismëtar i Listës së Barabartë Ben Blushi në një deklaratë për mediat ka kërkuar nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë të hartojnë një listë të zeze dhe për politikanët shqiptar që nuk duhet të lejohen të hyjnë në Amerike.
Blushi shtoi se politika në Shqipëri është më e korruptuar se sistemi gjyqësor.
Në Parlamentin e Shqipërisë ka me dhjetëra deputetë e ministra që janë përgjegjës për korrupsionin. Pyetja është a do t?u hiqen vizat atyre? A do të ketë një listë të zezë për politikanët, për ata që ndajnë çdo ditë paratë e krimit, të korrupsionit.
Siç e pranoi edhe një ministër pak ditë më parë, paratë ndahen në qeveri, thërrimet ndahen ne gjykata. Dikush po kërkon të krijojë mjegull për të na bllokuar shikimin.Ambasada ka reaguar për këtë situatë, dhe u janë bllokuar vizat disa prokurorëve dhe gjyqtarëve. Drejtësia nuk është një mall politik. Drejtësia nuk duhet të ketë lidhje me zgjedhjet?, tha Blushi