Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eksperti i ekonomisë Besart Kadia deklaron se nisma për zbukurimin e qyteteve është një vizion pa vizion.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Kadia u shpreh se të heqësh fondet nga shëndetësia apo arsimi për t?i investuar në zbukurime, është shpërdorim i financave publike.
Besart Kadia: Shpesh devijojmë dhe bëjmë projekte të tipit zbukurim i qyteteve që është simbolika e një vizioni pa vizion. Shqipëria e ka këtë që çdo shtëpi duhet të jetë si në Manhatan, por kjo nuk është detyra e shtetit për t?a bërë. Ajo vjen gradulisht si çdo shoqëri e bën në mënyrë graduale këtë evoluim dhe nuk merren financat e pakta nga shëndetësia, nga rrugët apo nga arsimi për t?i çuar në zbukurim. Ky është keqpërdorim i financave publike. Qytetarët mendojnë se është e mirë, por në ekonomi, shpeshherë është afër zeros.
Ndërkohë, Kadia deklaroi se qeveria shqiptare duhet të punojë për zhvillimin e infrastrukturës në mënyrë që të lidhë ekonomikisht vendin me Evropën.
Besart Kadia: Shqipëria është akoma e izoluar në kuptimin gjeografik. Rrugët dhe hekurudha që na lidh me Malin e Zi apo vende të tjera duhet të kishin prioritet për vendin tonë. Ballkani akoma mbetet i palidhur mirë më pjesën tjetër, Shqipëria akoma më keq në aspektin infrastrukturor. Rikthimi i vëmendjes 4 vjet me vonesë tek infrastruktura shqiptare është një shenjë e mirë mendoj unë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kadia-zbukurimi-i-qyteteve-keqperdorim-i-financave-publike/