Ora News - Projekti: Fëmijët me drekë edhe në shkollat publike

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nxënësit do të hanë drekën në shkollë, dhe do të bëjnë detyrat ne klasë. Qeveria projektin nisjen e programit ?Të bëjmë detyrat e shtëpisë? që konsiston në ushqyerje të shëndetshme; ku sasia dhe e përbërja e ushqimit do të jetë me konsultë me nutricienët. Projekti do të nis në 100 ditët e para të këtij mandati, dhe siç shprehet ministrja Nikolla do të pilotohet në 20 shkolla që kanë numrin më të madhe të nxënësve në 5 qarqe.
Lindita Nikolla: Do të nisim pilotimin në 20 shkolla të nismës ? të bëjmë detyrat e shtëpisë? që nënkupton marrjen e ushqimin të drekës dhe përgatitja e mësimeve në shkollë me mësues të dedikuar të këtij procesi. Do të nisim me 5 bashki të mëdha në të gjithë Shqipërinë, në katër shkolla për secilën bashki?
Për të ecur përpara me këtë projekt, bashkia e Tiranës përmes këtij pyetësori pyet prindërit nëse janë dakort të paguajnë 50% te shumës për ushqimin dhe shërbimet në shkollë për qëndrimin deri në orën 17.00.
Kostoja sipas Bashkisë së Tiranës për një vaktë në mencë është 160 lekë; gjysma e së cilës ofrohet nga bashkia dhe % tjerë nga pagesa e prindërve.
Projekti ka për qëllim që nxënësit gjithashtu të çlirohen nga çantat e rënda dhe kurrikulat e ngarkuara, duke e bërë pjesë më të madhe të detyrave në klasë, dhe duke i lënë dosjet në shkollë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/projekti-femijet-me-dreke-edhe-ne-shkollat-publike/

Share This Video


Download

  
Report form