http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
hqipëria ka nisur zbatimin e reformës për përmirësimin e menaxhimit të financave publike. Me fjalë më të thjeshta, FMN dhe Bashkimi Europian kërkon që qytetarët të informohen se ku jepen paratë për investime, në çfarë fondesh shpenzohen taksat që ata paguajnë dhe a shpërndahen në mënyrë të drejtë për të gjithë. Romana Vlahutin: Kur na shihni ne që dalim në televizor dhe themi që duhet të zbatoni edhe një reformë tjetër, mbase mund të jetë disi e lodhshme. Por kjo është për të mirën tuaj. Ju duhet ta dini se ku shkojnë taksat që paguani dhe të rritet sistemi i sigurisë që këto para të mos humbasin.Prej 15 muajsh, Ministria e Financave ka nisur hartimin e disa ligjeve, të cilat forcojnë auditin që financat u bëjnë fondeve që u japin institucioneve dhe po ashtu rritet cilësia për menaxhimin e borxhit publik, interesat e të cilit paguhen me taksat e qytetarëve.