Ministria e Financave: Të rishikohet fatura - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përveç faturës së lartë për pagat dhe sigurimet, Ministria e Financave është përballur edhe me një tjetër kosto e cila nuk mund të llogaritet. Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve jep benefite si kredi të buta, trajtim për pensionet dhe shpërblime vjetore për magjistratët, të cilave nuk mund t?u bëhet një llogari e saktë. Vetëm te pagat, prokurori dhe gjyqtari përfiton 8 ditë shtesë pune, po ashtu transferimi i përkohshëm i tij shton koston financiare me 1 milion e 300 mijë lek në muaj, ndërsa njëherë në vit 85 më të mirët shpërblehen me një pagë të 13-të. në komentet e ministrisë së financave thuhet:Projekti përcjell kosto shtesë financiare në buxhetin e shtetit, kosto të cilat nuk janë parashikuar të mbulohen nga burimet aktuale buxhetore. përllogaritja e kostos totale të këtij projekti, nuk mund të vlerësohet tërësisht nga ana jonë, pasi për të realizuar përllogaritjet e nevojshme kërkohet një informacion më i detajuar në lidhje me numrin e personelit civil gjyqësor të grupuar sipas klasifikimeve të paraqitura në këtë projektligj dhe me strukturën e menduar të pagës për çdo klasifikim.Pamundësitë financiare kanë bërë që Ministria e Financave të çojë për rishikim dhe njëherë nivelin e propozuar të pagave nga ekspertët ndërkombëtarë. Në tabelën e niveleve që ajo ka çuar për të marrë mendim kostoja totale në buxhet shkon në 28 milion dollarë, ndërsa paga mesatare zbret në 2 milion e 300 mijë lek. Megjithatë, në fund të raportit ajo shprehet se nuk e ka të mundur të bëjë buxhetin për disa vende, të cilat nuk është vendosur ende numri në strukturat e tyre si dhe për pjesën e parave që do të duhet të jepen për riorganizimin e këtyre strukturave.

Share This Video


Download

  
Report form