Tare: Menaxhimi i plazheve nga Agjencia e Bregdetit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhënia e plazheve me qera për subjektet private, këtë sezon turistik nuk do të menaxhohet më nga njësitë vendore, por nga agjencia kombëtare e bregdetit. Drejtori i Agjencise Auron Tare tha se deri më sot situata kaotike në vijën bregdetare në Shqipëri ka qënë pikërisht parcelizimi i plazheve dhe abuzimi që vetë bizneset kanë bërë në zonën që merrnin me qera. Por menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për turizmin, rregullat do të jenë strikte. Auron Tare tha se tashmë është ngritur një strukturë sezonale me 300 punonjës e cila do të pastrojë të gjithë vijën e bregdetit. Megjithatë ai u shpreh se nuk merr fund kështu problemi i papastërtive dhe kërkoi ndëregjegjësimin e qyetarëve. Për herë të parë këtë vit do të vendoset në plazhe edhe sinjalistikë, e cila ka munguar përgjatë dy dekadave. Modeli që ka zgjedhur qeveria për të ristrukturuar turzizmin në vend është marrë nga Mali i Zi dhe Kroacia.

Share This Video


Download

  
Report form