http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Igli Tare mund të dorëhiqet nga posti që mban si drejtor sportive I Lazios. Lajmi bëhet public nga mediat italiane të cilat sqarojnë se shkak mund të bëhet revolta e tifozëvë të skuadrës bardhekalter në lidhje me merkaton e deritanishme të zhvilluar nga klubi. Konkretisht lajmi I publikuar në lidhje me arritjen e një akordi paraprak mes Romes dhe mbrojtësit të Kaljarit , Astori ka nxehur shumë situatën në klubin kryeqytetas pasi më heret Igli Tare dhe presidenti Lotito kishin premtuar se do ta blinin ata qëndermbojtësin shtatlarte Astori. Ndërkohe vetë Tare I është përgjigjur me këtë deklarate tifozëvë ultras të Lazios të cilët kërkuan largimin e drejtuesve më të lartë të klubit. " Dje kam folur me Astorin dhe më tha që ishte disi konfuz pasi kishte dëgjuar që ne nuk ishim të interesuar pë rte. Kjo gjë nuk është e vërtete. Më pas mbrojtësi rinovoi kontratën me Kaljarin por nuk është e vërtete që ai ka firmosur me Romën. Ndërkohe nga ekipi nuk largohet askush, madje as Candreva. Ju garantoj se nëse nuk përmbushen objektivat e premtuara në merkato unë do të dorëhiqem, u shpreh Igli Tare.