http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për tri ditë Tirana do të shndërrohet në kryeqendrën e të gjithë besimeve fetare në botë. Udhëheqës shpirtërorë e shtetarë nga vende të ndryshme janë bërë bashkë në një thirrje, jo vetëm për paqe mes besimeve fetare, por edhe kundër luftës. Mes 4000 personave që janë pjesë e këtij takimi, nuk ka munguar as mesazhi i Papa Françeskut. Në letrën e tij dërguar për këtë takim, Ati i Shenjtë shprehej se Shqipëria është pikërisht vendi nga ku duhej dhënë ky mesazh paqeje për të gjithë botën.?Jam mirënjohës që zgjodhët Shqipërinë. Të jetojmë së bashku në paqe, është e mundur. Nuk duhet t?i dorëzohemi luftës, paqja është e mundur. Nuk duhet të qëndrojmë indiferent para atyre që vuajnë nga dhuna dhe lufta. Dhunë është edhe kur ngre mure dhe pengesa, për ata që kërkojnë një vend paqeje. Besimi i mirëfilltë sjell paqen. Nga Shqipëria mund të lindë një profeci e re paqeje?.Mesazhit për paqe i është bashkuar edhe kryeministri shqiptar, i cili e konsideroi këtë nismë si një ekologji për shpirtin e arsyes dhe për zgjidhjen e shumë problemeve. Ky event vjen në Tiranë edhe në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan.