Beqaj: Ministria e Financave të bëjë publike treguesit fiskalë

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Situata ekonomike në vend ndohet në një pozitë të vështirë. Kështu eshtë shprehur në një konferencë për shtyp, nga selia e PS, deputeti i kësaj force politike, Ilir Beqaj, si dhe i ka kërkuar Ministrisë së Financave, të bëjë publike sa më parë treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar për 6 muaj t parë të vitit.

Duke u nisur nga situata ekonomike në të cilën ndodhet vendi, Beqaj tha se qeveria aktuale duhet të tregohet e përgjegjëshme deri në fillimin e mandatit të ekzekutivit të ri, duke mos marrë vendime që dobësojnë ekonominë e vendit.

"Parashikohet që mosrealizimi të arrijë në 400 mln dollarë deri në fund të vitit. Qeveria në ikje ka dobësuar ekonominë. Me legjitimitetin që buron nga vota e dhënë koalicionit të majtë nga mbi 1 milionë votues, i kërkojmë Ministrisë së Financave që ka përgjegjësi ligjore, të bëjë publike sa më parë treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar për 6 muajt e parë të vitit. Të ndërpresë çdo lloj kontrate në vijim që rrit borxhin e Shqipërisë. Si dhe të garantohen pagesat e ndihmes ekonomike, të përfitimeve të personave me aftësi të kufizuar, të pagave dhe pensioneve. Qeveria në ikje duhet të kuptojë se detyra e vetme që iu mbetet deri në betimin e qeverisë së re është të tregohen të përgjegjshëm për të mos dëmtuar interesat e qytetarëve", u shpreh Beqaj.

Share This Video


Download

  
Report form