I ftuar në studion e Report Tv mesditën e sotme në një bisedë për debatin për buxhetin faktik 2016 dhe diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2018 ka qenë eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi.
Sejdarasi është shprehur se diskutimet mes ekspertëve të ekonomisë në të dyja palët e politikës, janë shumë të nevojshme por fatkeqësisht një gjë e tillë nuk ndodh prej vitesh.
?Janë shumë të rëndësishme diskutimet, sidomos ato të ekspertëve në të dyja krahët e politikës. Tani merret vesh se çfarë planifikimi ka bërë qeveria për buxhetin, nëse është bërë me rezerva apo është realist. Më vjen keq se në shumë raste nuk ndodh. Nuk ndodh që buxhetet faktike të diskutohen, këto diskutime janë shumë të vlefshme edhe për qytetarët?, është shprehur Sajdarasi.
Sajdarsi ka folur edhe për sa i përket ndarjes së buxheteve nëpër ministri, ku njëra ka marrë më shumë dhe tjetra më pak nga buxheti.