Report TV - Buxheti për Dosjet, Sula: Duam fonde shtesë dhe rritje të stafit

Report TV 2018-05-08

Views 0

Komisioni i ligjeve po diskuton projektbuxhetin për Autoritetin e Hapjes së Dosjeve. E pranishme në komision, kreu i këtij Autoriteti, Gentjana Sula u shpreh se nevojiten fonde shtesë për dixhitalizimin e fondit të dokumenteve dhe rritjen e stafit të punonjësve.

"Na duhet të plotësojmë strukturën dhe të restaurojmë godinën. Duam shpenzime operative për paga, kemi vetëm gjysmën e stafit të nevojshëm. Kemi informacion të klasifikuar. Duam siguri. Kamera. Alarme kundër zjarrit. Duam sigurim fizik të informacionit të klasifikuar. Është siguri kombëtare. Si mund ta bëjmë me paratë e donatorëve.

Sa i takon investimeve, kemi marrë në dorë një fond të rëndësishëm me dhjetëra miliona faqe të shpërndarë në zyra të papërshtatshme. Kërkojmë fonde shtesë edhe për dixhitalizimin e fondit të dokumeteve".

Share This Video


Download

  
Report form