Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se nuk është e rrezikuar siguria kombëtar në lidhje me drejtorët e komanduar të burgjeve.
Në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, Gjonaj tha se janë marrë të gjitha masat nga drejtoria e përgjithshme e Burgjeve.
Gjonaj: Në mënyrë absolutë përpara se në të bënim shkarkimin e 8 drejtorëve të burgjeve kemi marrë masat, kemi bërë një analizë lidhur me profesionistët që janë brenda sistemit dhe për tu komanduar në krye të burgjeve. Nuk janë persona që vijnë nga jashtë, nuk janë persona që janë të emëruar as përkohësisht, janë vetëm persona të komanduar që do të shërbejnë për një periudhë të shkurtër kohe, deris akonkursi për drejtorët e burgjeve të përfundojë. Në mënyrë absolute nuk është rrezikuar as siguria kombëtare sepse janë marrë të gjitha masat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-komanduarit-ne-krye-te-burgjeve-gjonaj-nuk-rrezikohet-siguria-kombetare/