Shërbimin Informativ të Shtetit të drejtuar nga Visho Ajazi se nuk jep asnjë informacion në lidhje me veprimtaritë kriminale përfshirë këtu dhe atentatet me tritol të cilat këto ditë janë të shpeshta.
Përballë një situatë të trashëguar pa informatorë dhe kapacitete reale për të luftuar kriminalitetin, Tahiri thotë se policia po bën maksimumin, ndërkohë që SHISH me mos marrje dhe mos dhënie informacionit cenon sigurinë kombëtare
"Kjo është e papranueshme dhe cenon sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar dhe jetën e qytetarëve. Ua kam komunikuar SHISH dhe pres prej tij të më japin informacion lidhur me këto akte terroriste si detyrë themelore e SHISH"- tha Tahiri.