Rikonstruktohet spitali i burgjeve, Gjonaj: Tashmë të dënuarit me kushte dinjitoze

Report TV 2019-03-29

Views 1

Ministraj e Drejtësië Etilda Gjonaj prezantoi sot ndryshimet në infrastrukturën e spitalit të burgut në Tiranë, në të cilin nuk ndërhyej prej 20 vitesh.

Ministrja tha se është ndërhyrë rrënjësisht në të gjithë sistemin penitenciar, me fokus kryesor respektimin e të drejtave të personave të dënuar dhe të paraburgosur, rritjen e sigurisë dhe uljen e rasteve të korrupsionit.

"Gjendja në të cilën e gjetëm sistemin penitenciar vite më parë linte shumë për të dëshiruar. Infrastruktura, siguria dhe kushtet në të cilat operonin punonjësit e IEVP-ve ishin në gjendje të mjeruar.

Ajo çfarë kemi bërë gjatë një viti e gjysmë është në sytë e të gjithëve dhe jetësohet me veprime të vazhdueshme, megjithëse ka ende shumë punë për të bërë.

Kemi ndërhyrë rrënjësisht në të gjithë sistemin penitenciar, me fokus kryesor respektimin e të drejtave të personave të dënuar dhe të paraburgosur, rritjen e sigurisë dhe uljen e rasteve të korrupsionit.

Për sa i përket përmirësimit të infrastrukturës, jemi sot këtu për të parë nga afër rikonstruksionin e Qendrës Spitalore të Burgjeve, një investim i qeverisë shqiptare, me vlerë 28 842 059 lekë, që ofron standarde bashkëkohore për të dënuarit. Qendra Spitalore e Burgjeve është i vetmi institucion që garanton trajtim shëndetësor të specializuar për të dënuarit.

Në këtë qendër spitalore, prej vitit 1998, pra njëzet vjet pasi kaloi në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, nuk është kryer asnjë ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës.

Shërbimi kryesor në IVSHB është ai i kujdesit shëndetësor dhe psikologjik, ku zhvillohen biseda në grup, seanca terapeutike për personat me probleme shëndetësore dhe do të jetë një frymëmarrje për të gjithë sistemin penitenciar.

Gjatë rikonstruksionit janë kryer ndërhyrje jashtë dhe brenda qendrës spitalore, në çdo kat, në çdo pavijon (kirurgjia, patologjia, infektivi, psikiatria) dhe në çdo dhomë.

Tashmë, falë këtij investimi, 100 të dënuar/pacientë do të trajtohen në kushte optimale, me standarde të larta.

Dua të sjell në vëmendje të publikut se rikonstruksioni i kësaj godine do të zgjidhë edhe një problematikë jo të vogël, të cilën e kemi hasur në të shkuarën.

Tashmë, të dënuarit do të mund të marrin shërbim cilësor në kushte spitali bashkëkohor brenda sistemit.

Reformat në sistemin penitenciar kanë si objektiv edhe uljen e mbipopullimit në IEVP-të e vendit.

Së shpejti përfundon edhe rikonstruksioni i godinave 4 dhe 5 në IEPV Lezhë, të cilat do të shërbejnë si një spital i përkohshëm për personat me vendim gjykate ?mjekim i detyruar?.

Me përfundimin e rikonstruksionit të kësaj strukture, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, do të krijohen kushtet e përshtatshme për trajtimin e personave që aktualisht ndodhen në IEVP Krujë.

Gjithashtu, kemi bërë ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës edhe në IEVP Peqin dhe Burrel, investime të cilat do të vijojnë edhe në elementë të tjerë të sigurimit dhe përmirësimit të shëndetit.

Dhe në fund, dua të ...

Share This Video


Download

  
Report form