Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në fjalën e mbajtur në Kuvend tha se me aktin normativ ?Mbi rishikimin e ligjit të buxhetit të vitit 2019? Ministrisë së Drejtësisë i janë shtuar 62 milionë e 500 mijë lekë investime. Ajo tha se gjatë vitit 2019 pagat e punonjësve u rritën me 7%, duke theksuar se kjo është rritja e parë që bëhet pas shumë vitesh.
?Nëpërmjet këtij akti normativ do të jepet mundësia për të vijuar më tej objektivat që udhëheqin punën tonë si në zbatimin e Reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare si dhe vijimin e investimeve dhe modernizimit të sistemeve. Me këtë akt normativ që po diskutojmë sot ?Mbi rishikimin e ligjit të buxhetit të vitit 2019? në total Ministrisë së Drejtësisë i janë shtuar 62 milionë e 500 mijë lekë investime të brendshme, duke rialokuar dhe mirëmenaxhuar një pjesë të shpenzimeve korente të pashpenzuara kjo falë edhe mirëmanxhimit që ju është bërë fondeve.
Projekti i investimit për ndërtimin e arkivit elektronik, motorrit të kërkimit të Qendrës së botimeve zyrtare do të jetë pjesë e këtij akti normativ për të bërë të mundur modernizimin e sistemit dhe lehtësimin në aksesimin e akteve, si dhe informimin më mirë të publikut. Gjithashtu një fond i konsiderueshëm i është rialokuar Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për investim dhe shërbim në pajisje të ndryshme sigurie për sistemin e burgjeve.