Hapen për herë të parë sportelet e ZRPP, Gjonaj e Gjinkuri në Himarë: Premtim i mbajtur

Report TV 2018-07-30

Views 3

Banorët e Himarës dhe fshatrave përrreth nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në Vlorë apo Sarandë për të marë shërbime që lidhen me pronat e tyre.

Që nga dita e sotme Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka hapur në Bashkisë së Himarës një degë të saj, me sportele të dedikuara, ku qytetarët mund të aplikojnë për shërbime hipotekore që lidhen me zyrat rajonale të Sarandës dhe Vlorës.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, njëkohësisht drejtues politik i PS për qarkun Vlorë kanë kryer një inspektim në degën e re të ZRPP në Himarë.

Të dy ministrat janë njohur nga afër me mënyrën se si do të funksionojnë këto sportele si dhe volumin e punës që ajo pritet të ketë, nisur nga aplikimet e deritanishme të bëra në degët e Vlorës dhe Sarandës.

Share This Video


Download

  
Report form