Ora News – Basha takon Ambasadorët: Çështja “Tahiri” do të zbardhet

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas takimit me Ambasadorin amerikan Donald Lu dhe Ambasadoren  e  Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, paralajmëroi se "çështja Tahiri" është vetëm fillimi i një procesi për të çmontuar atë që ai e quan narko-shtet. Basha e cilësoi qëndrim dëshpërues, statusin në facebook të kryeministrit Edi Rama, për deklaratën e Ambasadorit amerikan.

Pas nje takimi rreth 60 minutësh ne zyrën e Bashkimit Europian me Ambasadoren Romana Vlahutin dhe Ambasadorin amerikan Donald Lu, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se "çështja Tahiri" është vetëm fillimi i një procesi për çmontimin e narko-trafikut.

Basha tha se ish-Ministri i Brendshëm nuk do të mund ti shpëtojë drejtësisë.

Basha: Sajmir Tahiri nuk është fundi por është fillimi i një procesi të cmontimit të narkoshtetit, të cmontimit të mafias së narkotikës, që ka kapur shtetin.Kjo luftë e cila sapo ka filluar, nuk do të jetë as e lehtë dhe as e shkurtër . Por Partia Demokratike do të ketë rolin e saj jashtëzakonisht të rëndësisshëm në këtë luftë, në planin e mbështetjes totale ndaj organeve të zbatimit të ligjit,  në vecanti ndaj prokurorisë dhe gjykatave të vendit. Në planin legjislativ për të rrëzuar dhe zhveshur narkoshtetin dhe përfaqësuesit e mafies në nivelin politik nga cdo alibi, me anë të së cilës mbrohen nga ligji sic është imuniteti parlamentar. Dhe po kështu, në planin politik me qëllim që Shqipëria të clirohet nga krimi, të clirohet nga droga, të clirohet nga narkoshteti që ka depërtuar në cdo qelizë.Kjo është një përpjekje të cilën ne e bëjmë në bashkëpunim me partnerët strategjikë të Shqipërisë, me BE dhe SHBA dhe jemi krah për krah me ta.

Partia Demorkatike do ketë një rol të rëndësishëm në mbështetje të institucioneve, ndërsa lajmëroi një betejë ligjore për zhveshjen e deputetëve nga çdo imunitet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-tahiri-eshte-fillimi-i-nje-procesi-nuk-do-ti-shpetoje-dot-drejtesise/

Share This Video


Download

  
Report form